Arsenali e ka kthyer vëmendjen drejt nënshkrimit të mesfushorit të Interit, Nicolo Barella, shkruan Calciomercato.
Topçinjtë, megjithatë, nuk janë të gatshëm të paguajnë një tarifë të madhe transferimi për të pasi kanë shpenzuar mbi 200 milionë funte tashmë në këtë afat kalimtar.
Në vend të kësaj, skuadra e Mikel Artetës është gati t’i ofrojë Interit dy lojtarë, Folarin Balogun dhe Takehiro Tomiyasu, për mesfushorin italian.
Nerazzurrët tashmë kanë shfaqur interes për të nënshkruar me Balogun si zëvendësues të Romelu Lukakut.
Interi mund të joshet nga perspektiva për të marrë dy lojtarë në vend të njërit, por ende nuk janë bindur plotësisht për këtë marrëveshje.
Duket se Arsenali mund të jetë në kërkim për të përmirësuar edhe më tej mesfushën e tyre pas nënshkrimit të Declan Rice në verë.
Barella është një mesfushor efikas, pasi shënoi 9 gola dhe dha 10 asistime në të gjitha garat për Interin sezonin e kaluar. /Telegrafi/