Arrihet marrëveshja mes Fury dhe Usyk, meç do të zhvillohet në dhjetor ose janar në Arabinë Saudite

Meçi që do të përcaktojë kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk është vendosur të zhvillohet më 23 dhjetor ose në janar të vitit të ardhshëm në Arabinë Saudite.
Përballja titanike mes kampionit 35-vjeçar anglez të WBC të Anglisë dhe atij 36-vjeçar ukrainas të WBA, IBF dhe WBO do të mbahet në Riad.
“Gypsy King” fillimisht lufton me gjigantin e MMA-së, Francis Ngannou më 28 tetor, në një meç jo zyrtar ku do të marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të shoëbizit në planet.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































