LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ‘tmerri’ i turistëve në Sarandë, dyshohet për 19 vjedhje

Arrestohet ‘tmerri’ i turistëve në Sarandë, dyshohet për 19 vjedhje

Policia e Sarandës ka arrestuar një 45-vjeçar, i dyshuar se ka kryer 19 vjedhje të sendeve me vlerë dhe parave, kryesisht në ambiente ku qëndronin pushuesit gjatë sezonit turistik veror.  

45-vjeçari B.S., banues në Rrogozhinë, ishte i ndaluar dhe i dënuar më parë në Itali dhe në Greqi, për të njëjtën veprimtari kriminale, njofton polica.

“Sekuestrohen sende që dyshohet se do të përdoreshin nga autori, për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura”, ka thënë policia.


“Ky shtetas dyshohet se gjatë sezonit turistik veror të vitit 2021 dhe të këtij viti ka kryer 19 vjedhje, në ambiente të ndryshme, në qytetin e Sarandës”, ka theksuar policia.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se 45-vjeçari ka vjedhur në dhoma hotelesh dhe në banesa të ndryshme, në të cilat qëndronin kryesisht pushues, bizhuteri të ndryshme, aparate celulare, si dhe rreth 500,000 lekë, 11,000 euro dhe 1,000 dollarë”, sipas policisë.

“Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit B. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sende që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro dhe lekë, të dyshuara të vjedhura”, ka shtuar policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi

Kamberi: Hapja e pikës kufitare Llojan-Miratoc po pengohet nga Beogradi

Politikë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Kalo në kategori