Arrestohet shtetasi Maqedonisë së Veriut, me rimorkio goditi shenjën e komunikacionit që pastaj e goditi një të mitur

Policia ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti ka goditur me rimorkio shenjën e komunikacionit që më pas ka goditur një të mitur.
Në njoftimin e policisë thuhet se i arrestuari është shtetas i Maqedonisë së Veriut.
“Fsh. Landovice, Prizren 16.05.2025-07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që me rimorkio nga pa kujdesia ka goditur shenjën e komunikacionit, e cila shenjë ka goditur këmbësoren femër kosovare e mitur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































