LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri në Junik

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri në Junik
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht, Stacioni Policor Junik, thekson se me datën 18.10.2019, rreth orës 14:30, është njoftuar se në qendër të Junikut ka të shtëna me armë zjarri.

“Njësitet policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit, është bërë rrethimi i perimetrit ku gjendej i dyshuari në mënyre që të sigurohej që qytetarët të mos pësojnë nga të shtënat, meqë i dyshimti ishte identifikuar dhe mbante revolen në dorë. Policia në vendngjarje e kanë urdhëruar të dyshimtin të lëshoj armën nga dora, por i njëjti edhe në prezencën e Policisë kishte shti disa herë në ajër (lartë). Reagimi Policor ka qenë i menjëhershëm dhe i dyshuari: Xh.Sh. i lindur me 1975 m/k/sh, është arrestuar në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe arma e përdorur në rast është sekuestruar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga të shtënat në këtë rast nuk ka persona të lënduar.


“Vendit të ngjarjes iu janë përgjigjur njësitet relevante të Policisë së Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, janë duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të mbledhur prova dhe dëshmi të nevojshme”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori