LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një serb për krime lufte ndaj shqiptarëve

Arrestohet një serb për krime lufte ndaj shqiptarëve

Në pikën kufitare me Serbinë, në Jarinje, autoritetet kosovare kanë arrestuar serbin Dejan Slaviq, i dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë. Në njoftimin e zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thuhet se Slaviq është arrestuar sot si i dyshuar për krime lufte.

Siç thuhet, Dejan Slaviq i lindur në vitin 1974, i cili deri në vitin 2003 ka jetuar në Obiliq, ndërsa momentalisht jeton në Lazarevac, është arrestuar në Jarinë dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, raporton lajmi.net.

Kjo Zyre e ka quajtur jo demokratike dhe jo ligjore arrestimin e tij, duke iu referuar ‘listave të fshehta’ të Kosovës.


Sipas kësaj zyre, ai dhe serbët e tjerë “po arrestohen në bazë të akuzave dhe dyshimeve të rreme”.

Kjo zyre, thuhet se i ka siguruar Slaviqit mbrojtje ligjore.

Në Kosovë Serbia ka kryer krime të shumta lufta deri në përmasa të gjenocidit dhe deri më tash pak janë ata serbë që janë dënuar për krimet ndaj shqiptarëve.