LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për djegien e veturës së deputetit Petar Risteski

Arrestohet një person për djegien e veturës së deputetit Petar Risteski

Policia e Rilepit ka ndaluar një person të dyshuar për djegien e veturës së deputetit të Prilepit Petar Risteski.

Policia nuk ka dhënë detaje të reja, përveç se po punon për zbardhjen e rastit.

Vetura e deputetit Risteski është djegur plotësisht, ndërsa pjesërisht është djegur vetura e babait të tij, nga zjarri rreth orës 1:45 të mëngjesit. Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin me kohë për të parandaluar përhapjen e tij në shtëpinë e familjes së Risteskit. Policia dhe Prokuroria Themelore Publike Prilep kanë kryer hetime. Nuk ka të lënduar, janë marrë gjurmë për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa prokurori publik ka kërkuar sigurimin e videove të mundshme të objekteve përreth.


Risteski beson se po frikësohet dhe kërkon që rasti të zgjidhet menjëherë.

“Ishim të gjithë në shtëpi, thërrisnin fqinjët dhe u dëgjua një shpërthim. Kur dola automjeti ishte në flakë. Preku edhe automjetin e babait tim dhe pemën ngjitur me shtëpinë. Këtë e konsideroj si sulm ndaj meje dhe familjes sime dhe kërkoj nga MPB-ja dhe institucionet që menjëherë të zbardhet rasti dhe të gjenden autorët”, ka thënë Risteski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori