Policia e Kosovës ka arrestuar një person në komunën e Novobërdës, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë një tjetër pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:35, kur i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në afërsi të viktimës dhe më pas e ka goditur atë me kondakun e armës.


Viktima, një mashkull kosovar, ka pranuar trajtim mjekësor pas incidentit.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja, ndërsa arma e zjarrit është zbuluar në veturën e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin “Tentim vrasje” po vazhdojnë. /Telegrafi/