Policia e Kosovës në Komunën e Hanit të Elezit, ka njoftuar se është arrestuar një person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj një personi tjetër. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, dyshohet se sulmi kishte ardhur pas një mosmarrëveshje verbale.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Telegrafi/