Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 14:00.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se përmes mesazheve me telefon e kishte kanosur bashkëshorten e tij. I dyshuari kishte shkuar edhe në vendin e punës ku kishte qenë duke punuar viktima të cilës i kishte shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë”, thuhet në raport.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/