LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Ferizaj, i kërkuar për veprën penale ‘Vjedhje e pyjeve’

Arrestohet një person në Ferizaj, i kërkuar për veprën penale ‘Vjedhje e pyjeve’
Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arrestuar një person i kërkuar për veprën penale ‘Vjedhje e pyjeve’.

Siç njoftohet,  policia pasi ka pranuar një informacion inteligjent, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:20 ka arrestuar në fshatin Rakaj të Ferizajt personin e kërkuar me inicialet V.SH (M/K), 24 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të 4 urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej gjashtë muajve e dhjetë ditë.


Policia, të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës, njofton Telegrafi.