Njësia e hetimeve në Istog ka arrestuar dje një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas një pune intensive hetimore, njësia e hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin R. G.


Ky i fundit, në prani të avokatit mbrojtës, është intervistuar dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale. Sendet e vjedhura janë gjetur, sekuestruar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, i janë kthyer pronarit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për procedura të mëtejshme ligjore./Telegrafi/