LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një nga njerëzit më të pasur dhe më me ndikim në Sllovaki

Arrestohet një nga njerëzit më të pasur dhe më me ndikim në Sllovaki

Policia sllovake arrestoi të mërkurën, Jaroslav Hascak, një nga njerëzit më të pasur dhe me ndikim në vend. Hacak u tha gazetarëve se nuk e dinte për çfarë e akuzonin.

Sipas mediave lokale, arrestimi i kreut të grupit të investimeve “Penta” është lëvizja më dramatike në një seri arrestimesh që kur gazetari investigativ, Jan Kuciak u vra në shkurt të vitit 2018.

Për më shumë se 20 vjet, Hascak u konsiderua si më i fuqishmi ndër të ashtuquajturit oligarkët sllovakë, të cilët thuhet se gëzonin mbështetjen sistematike të politikanëve, raporton bloomberg.


Portali i informacionit Aktuality.sk, mbi të cilin ka punuar Kuciak, u referohet burimeve pranë hetimit dhe raporton se ka prova të përfshirjes së Hascak në fshehjen e provave. Deri më tani, nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të paditur 51-vjeçarrin, i cili vlerësohet se ka pasuri gati shtatë miliardë euro.

Grupi “Penta” paraqitet si “një lojtar kryesor në tregun e pasurive të patundshme në Sllovaki, Republikën Çeke dhe Poloni”. Ai zotëron banka dhe kompani financiare në Republikën Çeke dhe Sllovaki dhe është një aksioner kryesor në mediat sllovake dhe çeke, si dhe në kujdesin shëndetësor privat sllovak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Kalo në kategori