Një i dyshuar u arrestua në lidhje me hetimin për vrasjen e katër studentëve të Universitetit të Idahos, konfirmuan për CNN të premten dy burime federale të zbatimit të ligjit.
Arrestimi në rastin e therjes fatale me thikë u bë nga FBI në verilindje të Pensilvanisë, thanë burimet. Një zyrtar shtetëror tha se i dyshuari u padit të premten para një gjykatësi në Qarkun Monroe, i cili ndodhet në Malet Pocono, midis Scranton dhe Allentown.
Një burim e përshkroi të dyshuarin si një burrë rreth të 20-ave dhe i tha CNN se arrestimi u bë të premten në mëngjes.
Departamenti i Policisë së Moskës në Idaho tha se do të mbajë një konferencë shtypi të premten për të njoftuar zhvillimet në hetim.
Vrasjet e këtyre studentëve më 13 nëntor në një shtëpi me qira shokuan kombin dhe tronditën qytetin e vogël të Moskës, pasi ishte vrasja e parë në shtatë vjet. Rasti shkaktoi frikë dhe ankth në komunitet dhe tek studentët dhe u ngritën pyetje rreth ritmit të hetimit të policisë.

Arrestimi vjen një ditë pasi policia tha se kishte marrë rreth 20,000 informata përmes më shumë se 9,025 e-maileve, 4,575 telefonatave dhe 6,050 paraqitjeve në media dixhitale, ndërsa kishte kryer mbi 300 intervista.
Studentët – Kaylee Goncalves, 21; Madison Mogen, 21 vjeç; Xana Kernodle, 20 vjeç; dhe i dashuri i Kernodle, Ethan Chapin, 20 – me gjasë ishin në gjumë kur secili u godit me thikë disa herë në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë autoritetet. Disa nga viktimat kishin plagë mbrojtëse, ka thënë një mjek.
Policia ka thënë se ka qenë në kërkim të një Hyundai Elantra të bardhë 2011-2013 që mendohet se ka qenë afër shtëpisë në fillim të 13 nëntorit.
Shtëpia ku ndodhën vrasjet do të pastrohet, por do të mbetet një skenë aktive krimi nën kontrollin e policisë, thanë autoritetet të enjten.
Policia e Moskës thotë se ka punuar me një kompani shërbimesh të menaxhimit të pronës për të hequr “rreziqet e mundshme biologjike dhe substanca të tjera të dëmshme të përdorura për të mbledhur prova”, thuhet në përditësimin. Shtëpia do t’i dorëzohet kompanisë së administrimit të pronës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Franca i ofron inteligjencë Ukrainës pas pezullimit nga SHBA-ja

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet – i kundërpërgjigjet grupi militant

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi