Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast ngacmimi që ka ndodhur në Lipjan.

Ankuesi mashkull ka njoftuar se vazhdimisht është ngacmuar nga i dyshuari mashkull Kosovar.


Rasti në polici është raportuar të mërkurën rreth orës 21:30.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prezencë të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/