LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Shtime 38-vjeçari i kërkuar, ishte i dënuar me gjashtë muaj burg për posedim të narkotikëve

Arrestohet në Shtime 38-vjeçari i kërkuar, ishte i dënuar me gjashtë muaj burg për posedim të narkotikëve
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Shtime një 38-vjeçar i cili ka qenë i kërkuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve, i dënuar me gjashtë muaj burg.

Sipas komunikatës për medie, patrulla e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit 01:20 në Shtime, ka ndaluar një person me inicialet SH.B (M/K) 38 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve.


“I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori