Ai është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Turjakë të Komunës së Pejës. Burime brenda policisë kanë njoftuar se Krasniqi është kapur disa metra larg shtëpisë së tij, derisa po tentonte të ikte sërish. Që nga arratisja e tij nga burgu, në nëntor të vitit 2008, Bedri Krasniqi, i lindur më 10 shtator 1979, nga fshati Turjakë i Komunës së Pejës, dyshohet se ka qenë i përfshirë në së paku edhe dy sulme të tjera të armatosura në Deçan, ka njoftuar “Koha”.

Bedri Krasniqi është i kërkuar për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëpunim me kryesit e tjerë ka kryer vepër penale të vrasjes së polices Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj, më 24 dhe 28 nëntor të vitit 2003, sulm ka i cili kishte mbijetuar polici tjetër Hysen Lataj. Ai është i dënuar me 27 vite burgim për veprën penale të vrasjes dhe tentim vrasjes së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, mirëpo policia nuk ka arritur që ta sjellë atë në vuajtje të dënimit, pasi që ishte në arrati që nga nëntori i vitit 2008. /Telegrafi/