Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili ishte i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale – dhunimi.

Arrestimi i L.M. është kryer në kuadër të realizimit të urdhëresës së gjykatës.


Ai pas arrestimit është dërguar në Burgun e Dubravës për vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në garantimin e sundimit të ligjit, duke vazhduar angazhimin maksimal për sigurinë e qytetarëve dhe rendin publik.