LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë, tentoi të korruptonte me 300 euro policët

Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë, tentoi të korruptonte me 300 euro policët

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi tentoi të korruptonte efektivët e policisë rrugore.

Shtetasi me inicialet M.G., u ndalua nga efektivët teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Në momentin që policët kanë vendosur t’i kryejnë testin e alkoolit, 42-vjeçari ka nxjerrë 300 euro në kartmonedha pesëdhjetëshe dhe i ka vendosur në dorën e njërit prej efektivëve. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e policisë, duke bërë dhe arrestimin e personit në fjalë.

“Gjatë kontrolleve parandaluese për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë konstatuar shtetasin M. G., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ky shtetas me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash.


Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë./tch/