LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në kufi, tentuan të fusnin njerëz dhe mallra ilegalisht në Kosovë

Arrestohen tre persona në kufi, tentuan të fusnin njerëz dhe mallra ilegalisht në Kosovë

Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të përditshme, ka iniciuar dy rate: ‘kontrabanda me mallra’ dhe ‘kontrabanda me emigrant’, ku ka arrestuar tre të dyshuar dhe ka konfiskuar mallra të kontrabanduar. Po ashtu, ka trajtuar sipas procedurave nëntë emigrantë.

Policia njofton se tek kontrabanda me mallra: Njësia patrulluese e policisë kufitare, më 20.04.2021 rreth orës 19:00 min, në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan KK Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë tre traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Tutje, në njoftim thuhet se drejtuesit e traktorëve kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme.


Me këtë rast policia ka konfiskuar:

– Birra, 222 arka x 20 shishe 0.5 litërshe (2220 litra në total)
– Laptop të përdorur gjithsej 51 copë
– Rregullator për laptop 98 copë
– Tastatura për laptop te përdorura 39 copë
– Pula të gjalla 53 copë
– Neskafe 3/1 1 pako me gjithsej 180 copë
– Sallame 14 copë me peshe prej 4.683 gram
– Rafte metali 15 copë dhe
– 13 artikuj ushqimor 248 copë.

“Me aktvendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kontrabanda me emigrant: Zyrtarët policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, më 21.04.2021, në ora 11:10 në hyrje në Terminalin Doganor kanë kontrolluar me prisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion që drejtohej nga: S.N. (viti i lindjes 1976, shtetas i Serbisë), i cili vinte nga Greqia.

“Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të mara është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi. Rasti është trajtuar ne koordinim me prokurorin kujdestar”, njofton Policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori