Arrestohen në Itali dy vëllezërit për vrasjen e vitit 1999 në Lushnje

Pas një bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare me ato italiane, janë vënë në pranga dy vëllezër, të cilët akuzoheshin për një vrasje të kryer në Lushnje në vitin 1999.
Pas vdekjes së vëllait tjetër të tyre, dyshja kishte vendosur të merrte drejtësinë në duart e tyre dhe të merrnin hak.
Vëllezërit, të dënuar me 32 vjet burgim, kishin siguruar leje qëndrimi në Itali duke përdorur identitete false.
A.M, 60 vjeç, dhe A.M, 54 vjeç ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2001, i ka dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
I pari ishte dënuar me 15 vjet e 6 muaj burgim 16 vjet e 6 muaj burgim.
“Më datë 12.09.1999, në Lushnjë, dy shtetasit vranë, për motive gjakmarrjeje, shtetasin R. M., i cili në vitin 1997 kishte vrarë vëllanë e tyre, shtetasin S. M.”, thotë Policia.
Identifikimi i tyre u mundësua si rezultat i një pune intensive, duke përdorur teknologjinë më të fundit të identifikimit biometrik “Facial Recognition”, nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit.
Vijon bashkëpunimi me homologët italianë për të finalizuar procedurën e ekstradimit të dy shtetasve, në Shqipëri./Tv Klan



















































