Arrestohen dy të dyshuar për kanosjen e gazetarit Kajtazi

Dy persona janë arrestuar të martën, të dyshuar për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Kështu është bërë e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas raportit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kujdestar.
“Rr. Rexhep Luci, Prishtinë, 14.12.2021. Janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se nëpër rrjetet sociale e kanë kanosur gazetarin mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/12/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































