Arrestohen dy persona, rrahën katër të tjerë në Skenderaj

Dy persona janë arrestuar pasi që kishin sulmuar fizikisht katër të tjerë (tre meshkuj dhe një femër),
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:58 në rrugën “Azem Bejta”, në Skenderaj.
Tutje bëhet e ditur se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekësve janë jashtë rrezikut për jetë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin sulmuar fizikisht katër viktima (tre meshkuj dhe një femër) kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/08/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































