LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 8 persona në Tiranë

Arrestohen 8 persona në Tiranë

Mbrëmë në Tiranë janë arrestuar tetë persona të cilët janë akuzuar për shpërdorim detyre, fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave. Hetimi për këtë rast ka zgjatur një vit dhe janë kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Tiranë.

Nga aksion, të arrestuar kanë mbetur shtatë inspektorë dhe ish – inspektorë të tatimeve dhe një administrator biznesi.

Personat e arrestuar janë Platon Solisi, Ajaz Shehu, Dhimiter Veshi, Arjan Daja, Saimir Kaziu, Bajram Frangu, Gentian Subashi dhe Iliaz Fisheku.


Nga hetimet e kryera rezulton se personat e arrestuar gjatë detyrës së tyre kanë favorizuar subjekte të tregtare, në mesin e të cilëve ka qenë edhe “Martini Petrol”, që ka vepruar pa u regjistruar në QKR dhe në organet tatimore, ku është arritur një vlerë e dëmit prej 101.805.583 lekë të reja. /Telegrafi/