LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 51 persona për krime seksuale ndaj fëmijëve

Arrestohen 51 persona për krime seksuale ndaj fëmijëve

Operacioni policor i koduar “Zemra e thyer” ka arrestuar 51 persona në shtetin e Teksasit, të akuzuar për krime seksuale ndaj fëmijëve në internet.

Thuhet se autorët e dyshuar janë përpjekur të takohen me të miturit për seks, ndërsa të tjerë kishin qëllim promovimin e pornografisë së fëmijëve.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, abuzimet thuhet se kanë ndodhur gjatë disa muajve në Montgomery, Fort Bend dhe Harris pranë Houston. Ndër personat të arrestuar ishin edhe punonjës publikë.


Zyrtarët thanë se shumica e arrestimeve përfshinin të rriturit që flisnin me fëmijët online, ose persona të fshehtë që prezantoheshin si fëmijë.

“Kjo nuk është vetëm diçka që lidhet me fqinjin tuaj ose dikë në qytet. Prindërit duhet të jenë vigjilentë,” tha drejtori i policisë së Hjustonit.

‘Broken Heart’, i përkthyer në shqip ‘Zemra e thyer’ është emri i kodit për një operacion mbarëkombëtar për të trajtuar abuzimin seksual të fëmijëve. Hetimet në Teksas u kryen gjatë muajve prill dhe maj.

Operacioni synon të dyshuarit që merren me pornografinë e fëmijëve, ngacmimin e të miturve online, personat që merren me trafik seksual ose udhëtojnë në vende të huaja për të abuzuar me fëmijët. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Kalo në kategori