LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 13 persona nga Çegrani dhe një nga Gostivari, lëndojnë një grua me armë

Arrestohen 13 persona nga Çegrani dhe një nga Gostivari, lëndojnë një grua me armë
Foto: Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, njofton se pak pas mesnate kanë privuar nga liria 13 persona nga fshati Çegran dhe një nga Gostivari, të cilët akuzohen se gjatë një shëtitje në afërsi të fshatit kanë gjuajtur me armë zjarri.

“Gjatë natës (31-korrik) në ora 01:30 në Çegranë të Gostivarit, zyrtarët policorë të Policisë së Çegranit kanë privuar nga liria 13 persona nga Çegrani dhe një person nga Gostivari”, thonë nga policia.

Sipas tyre, rreth orës 20:30 të njëjtit kanë organizuar një shëtitje në afërsi të fshatit dhe dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri dhe nga një plumb endacak është lënduar 52-vjeçarja R.F. nga Çegrani, e cila ndodhej në oborrin e shtëpisë në fshat.


“Ajo është transportuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori