LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i “Bio Mulakut”, Prokuroria thirrje të dëmtuarve që të lajmrohen në polici

Arrestimi i “Bio Mulakut”, Prokuroria thirrje të dëmtuarve që të lajmrohen në polici

Ditë më parë Policia e Kosovës, arrestoi dy persona në Vushtrri, në mesin e të cilëve ishte Nazmi Mulaku i njohur në rrjetet sociale si “Bio Mulaku” i cili pretendonte se ishte mjek popullor.

I njëjti ndodhet në masën e paraburgimit prej 30 ditësh. E, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u ka bërë apel të gjithë të dëmtuarve nga “mjeku” në fjalë dhe personi tjetër që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit.

Policia jep detaje për arrestimin e Nazmi Mulakut, “mjekut” që pretendonte se shëronte disa sëmundje
Lexo po ashtu Policia jep detaje për arrestimin e Nazmi Mulakut, “mjekut” që pretendonte se shëronte disa sëmundje

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.


“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, ka thënë Preteni.

Ai ka shtuar se Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori