Monitoruesi nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija thotë se është herët për të konkluduar arsyet e arrestimeve të kryera të enjten nga Specialja. Ai thotë se të arrestuarit mund të lirohen nëse nuk sigurohen prova të arsyeshme për të vazhduar hetimet.
Tre persona janë arrestuar, ndërkaq janë kryer edhe bastisje nga hetuesit e Speciales.
Isni Kilaj, Fadil Fazliu Bashkim Smakaj ndodhen në zyrat e EULEX-it dhe të njëjtit pritet të transferohen në Hagë, sipas familjarëve.
“Arsyeja e arrestimit të këtyre ende nuk kemi ndonjë informatë zyrtare nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, por kryesisht këto bastisje ku kanë ndodhur edhe në të kaluarën kanë ndodhur për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale të pengimit të administrimit të drejtësisë. Pra, është ende herët që të vijmë me një konkluzion se për çfarë dyshimi apo arsye janë ndaluar. Por, munden dhe ndoshta pas kontrollimit, bastisjes dhe ndoshta siç ka qenë edhe në të kaluarën i kanë marr disa pajisje pastaj të njëjtit i kanë liruar. Pra, ende nuk kemi informata zyrtare se si do të veprohet më tutje”, thotë Alija.
Monitoruesi i procesit gjyqësor në Hagë, thekson se Dhomat e Specializuara e kanë në mandat që t’i ndjekin veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Sipas tij, çdo qytetar që ka informata për dëshmitarët, duhet të jetë i kujdesshëm pasi Dhomat e Specializuara mund t’i ndjekin penalisht.
“Dhomat e Specializuara kanë mandat që t’i ndjekin edhe veprat penale të cilat ndërlidhen me pengimin administrimit të drejtësisë apo ndikim tek dëshmitarët . dhe pranë Dhomave të Specializuara janë ngritur tre aktakuza që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. Pra, sigurisht të gjithë ata qytetarë dhe personat që kanë informata qoftë për dëshmitarët duhet të jenë të kujdesshëm për arsye se Dhomat e Specializuara kanë mandat që t’i ndjekin edhe këto vepra penale të cilat kryhen në këtë moment. Pavarësisht që roli kryesor i Dhomave të Specializuara është për krime lufte dhe kundër njerëzimit të cilat supozohet që kanë ndodhur gjatë vitit 98-2000 kemi rezultat që ka rezultuar me 3 aktakuza”, thotë Alija.
Ai thotë se zhvillimet e sotme nuk mund të kenë ndikim në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Sipas tij, arrestimet e sotme apo dyshimet për kryerje të veprave penale të pengimit të administrimit të drejtësisë, do të jenë raste të reja, nëse ka prova.
“Këto zhvillime të cilat ndodhin arrestimet potenciale apo dyshimet në kryerje të veprave penale të pengimit të administrimit të drejtësisë do të jenë raste të reja në rast se ka prova tani është herët të supozojmë se si do të vazhdohet. Të njëjtit mund edhe të lirohen në rast se nuk gjejnë prova të arsyeshme për të vazhduar procedurat ose hetimet”, u shpreh Alija.
Mëngjesin e së enjtes, EULEX-i ka kryer disa arrestime në Kosovë për të cilat Prokuroria e Specializuar e Hagës ka thënë se kanë të bëjnë me vepra kudër administrimit të drejtësisë.
Specialja ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj. Gjithashtu është arrestuar ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu.
Ndërkaq, është raportuar edhe për arrestimin e Bashkim Smakajt.
Është raportuar për bastisje edhe në shtëpisë së ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Më vonë të enjten, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se po kryen operacione sot në Kosovë.
Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, ZPS ka thënë se operacionet janë autorizuar nga ana gjyqësore e Dhomave të Specializuara dhe janë mbështetur nga EULEX-i./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës