Një skandal korrupsioni i përqendruar në akuzat kundër zëvendësministrit rus të Mbrojtjes ka shkaktuar habi dhe spekulime nga vëzhgues të afërt të elitës së Rusisë.
Komiteti Hetues i Rusisë së fundmi ka njoftuar për arrestimin e Timur Ivanov, aleatit të ngushtë të Ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, nën dyshime për marrje ryshfeti.
Bëhet e ditur se ai do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në qershor dhe nën akuzat “për marrje ryshfeti në shkallë të madhe” mund të përballet me 15 vjet burg, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Në lidhje me rastin janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, duke përfshirë biznesmenin Alexander Fomin.
Ky rast vjen pas viteve punë nga Fondacioni Kundër Korrupsionit i liderit të ndjerë opozitar, Alexei Navalny.
Hetimi ka bërë që të ngriten spekulime të ndryshme pasi Ivanov mund të përballet me akuza për tradhti shtetërore.
Shumë vëzhgues pajtohen se problemet ligjore të zëvendësministrit mund të lënë të nënkuptohet për një të ardhme të pasigurt të shefit të tij, Shoigu. E dënimi i tij mund të tregojë përçarje midis “klaneve” të elitës ruse.
Pozicioni i Shoigu si Ministër i Mbrojtjes ishte në rrezik edhe në fund të vitit 2022, pas disa kundërofensivave të suksesshme ukrainase.
Dështimet gjatë asaj kohe shkaktuan kritika edhe nga kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin. Por, pas vdekjes së tij, revolta ishte jetëshkurtër dhe Shoigu vazhdoi të jetë pjesë e ushtrisë ruse.
Deri më tani, ministri ka heshtur për skandalin, por ai zyrtarisht e shkarkoi Ivanovin një ditë pasi arrestimit të tij.
Ndryshe, Putin së shpejti do të pranojë mandatin e pestë presidencial kur edhe do të riorganizojë qeverinë, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.
Por, skandalet ruse thuhet të jenë shenjë se edhe lufta në Ukrainë nuk po shkon sipas planit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës