Kur disa ndjenja ose mendime paraqiten të ndara nga ne ose personaliteti ynë, kemi të bëjmë me fenomenin e depersonalizimit dhe derealizimit
Dr. Bujar Berisha
Psikiatër
tel. 045 979 944
Njerëzit që vuajnë nga kjo ndjenjë kanë përshtypjen se gjithçka ka ndryshuar rreth tyre dhe bota duket më pak reale (janë konfuz, si në një ëndërr dhe mungesë të sensit).
Individët që vuajnë nga depersonalizimi ndihen të shkëputur nga rrethi dhe identiteti i tyre. Ata kanë përshtypje se jeta e tyre duket si në film, gjërat paraqiten ireale dhe të paqarta; thyhet kuptimi i identitetit të personit, dilema ju shkaktohen rreth emrit apo dukjes fizike. Edhe përkundër sforcimeve që bëjnë, nuk e kanë përshtypjen të interferojnë realisht me rrethin, luftojnë për të perceptuar gjërat normale, gjë që i bënë të ndjehen mjaft të lodhur dhe kanë përshtypjen se një pjesë e tyre dorëzohet.
Për ata realiteti është konfuz duke u bërë pre e një ndjenje të çuditshme, duke jetuar në një mjedis absurd, duke mos pasur aftësi të jenë prapë pjesë e jetës së përditshme. Bëhen observues të gjërave. Ky çrregullim prek sferën psikike, personat e tillë, pa pushim janë në kërkim që të gjejnë kuptimin dhe rregullin e gjërave që pastaj të unifikojnë vizionin ndaj realitetit.
Depersonlizimi si ndjenjë e çuditshme, kuptohet nga vet individi dhe, ky është i vetëdishëm për çrregullimin që e ka kapluar, por gjendja konfuze është më dominuese dhe bënë që të përfundojë në derealizëm, dmth. në përshtypjen se rrethi është bizar dhe jo real.
Pra, depersonalizimi është alterim i percepcionit ndaj vetes për faktin se personi ndjehet ireal. Ai ndjehet i shkëputur nga realiteti dhe nga vetvetja, ka përshtypjen e deformimit të pamjes së trupit në të njëjtën formë siç ka ndjenjën e shkëputjes nga vetja, duke menduar e menduar se, trupi i tij paraqitet si kostum vetëm e vetëm për ta mbuluar.
Nga aspekti intelektual e kupton se është vetvetja dhe se është në tërësi personi vet, por, mungesa e ndërgjegjësimit që e shoqëron, nuk arrin të integroj sistemin e harmonizimit që do të bënte të aderojë prapë në realitet. Pra, personi nuk është i vetëdijshëm për pozitën që e ka në shoqëri, ndjehet jashtë ekuilibrit dhe nuk arrin të ketë rolin e tij që i takon, me faktin se gjërat nuk e kanë rrjedhën e kuptueshmërisë.
Shpesh personat e prekur me këtë çrregullim, prezantojnë ankth të skajshëm, ndjehen se po çmenden, kanë humbje të kontrollit, ide të çuditshme, janë të pasiguritë në realitetin që e jetojnë.
Ekziston lidhshmëria mes simptomave të depersonalizimit dhe traumës psikologjike. Nëse problemi evoluon në çrregullim, është shumë me rëndësi të trajtohet, pasi që mund të shkojë drejt një depresioni që do të manifestohej me humbje të kuptimit për veten shoqëruar me mungesë të elanit vital, apati të përgjithshme dhe tendenca izolimi nga rrethi.
Fenomeni i depersonalizimit dhe derealizimit zakonisht ndërlidhet me shumë çrregullime psikiatrike, ne veçanti me: çrregullimin e stresit post traumatik, depresionin, krizat e panikut, disa neuroza dhe tek personat abuzues të drogave (halucionogjenet, kanabisi /hashashi, marihuana/LSD etj).
Përgjithësisht, simptomat e para paraqiten pas një krize të fortë të ankthit ose panikut, ndërsa më rrallë kur diçka befas ndryshon në jetët e tyre (vdekje, ndarje etj). Kjo gjendje bën të ndërpresë vazhdimësinë e identitetit duke i dhënë përshtypjen e rilindjes të një realiteti të ri.
Depresonalizimi nuk është iluzion apo çmenduri, por një fenomen apo çrregullim që ndodh tek personat e traumatizuar apo në stres me ndjenjën e humbjes së kontrollit ndaj vetes dhe realitetit duke i dhënë një kuptim të ri.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze