Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj Leutrim Kaqiut, i akuzuar për vjedhjen e telefonit të markës “Samsung” nga shtëpia e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, pasi i njëjti është arratisur.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e konfirmoi mbrojtësi i Kaqiut, avokati Ali Beka.
“Nuk kam kurrfarë informacioni unë, kurrfarë. Tek sot e mora vesh që ish në arrati, ish lëshuar urdhëresa. Mua prokurori më njoftoj”, deklaroi avokati Beka.
I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, prokurori i rastit Kujtim Munishi tha se i akuzuari Kaqiu është arratisur në javën e parë të muajit korrik.
“Javën e kaluar është arratisur, dhe ne menjëherë kemi kërkuar arrestimin e tij. I njëjti tashmë pritet të arrestohet”, tha Munishi.
Për më tepër, gjykimi ndaj Kaqiut dhe dy të akuzuarve tjerë, Mehmet Morina dhe Nazmi Gashi, të hënën do të fillonte përsëri nga fillimi. Kjo pasi që gjyqtarja Nora Bllaca-Dula nga 3 korriku ka filluar punën në Gjykatën e Apelit. Ndërsa, lënda në fjalë tashmë ka kaluar te gjyqtari Naser Foniqi.
Ndryshe, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 8 qershor, pas propozimit të mbrojtjes së të akuzuarve, ishte marrë vendim që tre të akuzuarve t’iu zëvendësohet masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak.Tutje, Leutrim Kaqiu kishte pranuar fajësinë për veprën penale “vjedhje e rëndë”, që lidhet me këtë rast dhe një vjedhje tjetër.
Mirëpo, i njëjti nuk pranoi se ka kryer edhe veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërkaq, dy të akuzuarit tjerë Morina dhe Gashi ishin deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat me të cilat i ngarkon aktakuza.
Shqyrtimi fillestar për këtë rast pritet të mbahet nga mesi i shtatorit të këtij viti. Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 30 maj 2017 ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Leutrim Kaqiu, Mehmet Morina dhe Nazmi Gashi për veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kaqiu akuzohet edhe për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, Morina për veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë”, ndërkaq Gashi edhe për veprat penale “blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Sipas aktakuzës, Leutrim Kaqiu, më 22 nëntor 2016, rreth orës 03:25 në lagjen “Veternik” në Prishtinë, së bashku me të dyshuarin Armend Morina i cili gjendet në arrati, të pajisur me maska dhe armë zjarri, me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.
Këtë e kanë bërë duke hapur derën e ballkonit me një kaçavidë, nga pjesa e prapme e shtëpisë, e cila pjesë nuk shihet nga kabina ku bëjnë roje zyrtarët policor që sigurojnë shtëpinë e kryeprokurorit. Të njëjtit kanë hyrë brenda, pastaj kanë hapur edhe derën e pushimores e cila ishte e mbyllur me çelës dhe janë drejtuar për në sallon. Nga aty kanë marrë një telefon celular të markës “Samsung” të papërdorur.
Gjatë kësaj kohe, familjarët e të dëmtuarit kanë qenë duke fjetur në katin e dytë të shtëpisë, ku me të dëgjuar zhurmën kanë zbritur poshtë. Të pandehurit përderisa largohen shpejtë nga shtëpia e kryeprokurorit Lumezi, harrojnë një kaçavidë mbi murin e oborrit të shtëpisë.
Tutje, në aktakuzë thuhet se Kaqiu dhe Morina kanë shkuar në shtëpinë e kryeprokurorit me veturën e markës “BMW X5” me ngjyrë të kaltër, e cila drejtohej nga i pandehuri tjetër Mehmet Morina, përkatësisht vëllai i të dyshuarit të arratisur. Ky i fundit ka bërë roje nga jashtë, përkatësisht nga një pozicion ku duket shtëpia e të dëmtuarit, derisa dy të lartpërmendurit e kryenin vjedhjen.
Ndërkaq, i pandehuri Nazmi Gashi blen telefonin e vjedhur nga shtëpia e kryeprokurorit Lumezi, edhe pse ishte në dijeni për një gjë të tillë. Ndryshe, Kaqiu, Morina dhe Gashi po akuzohen edhe për disa raste të tjera të vjedhjes, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë