Arijanet Muric ka qenë hero për Kosovën në përballjen me Greqinë.

Portieri kosovar ishte në formë të jashtëzakonshme, duke bërë disa pritje fantastike.


Por padyshim që momenti më i mirë në ndeshje për të ishte në minutën e 19-të, kur priti penalltinë e Bakasetas.

Ai ka shpërndarë një foto në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku ka shkruar shkurtimisht ‘Emocione’.

Muric është kritikuar mjaftë shumë kohëve të fundit për shkak se kishin dalë disa fotografi me një femër në ambientet e hotelit ku po qëndronte Përfaqësuesja e Kosovës.

Gjithsesi lojtari tregoi në fushë formë të lartë dhe ajo është e rëndësishme për Kosovën.

Kujtojmë që Aro javë më parë është huazuar tek skuadra spanjolle Girona nga Manchester City. /Telegrafi/

telegrafi sport app