Willem II ka fituar ndeshjen shumë të rëndësishme në luftë për mbijetesë në Eredivisie ndaj Den Haag me rezultat 4-1.

Në këtë ndeshje luajti për 90 minuta portieri i Kosovës, Aro Muric, që kishte paraqitje shumë të mirë ku mbrojti edhe një penallti.


Teksa rezultati ishte 2-0 u akordua penallti për vendasit në minutën e 38-të.

Reprezentuesi i Kosovën për mrekulli priti penalltinë e goditur nga El Khayati, duke mos i dhënë mundësi kundërshtarëve të mendojnë për ndonjë rikthim në këtë ndeshje.

https://twitter.com/Kosovo_25/status/1392831267905970176

Me këtë fitore Willem II është në vendin e 15-të me 28 pikë, shumë afër që ta sigurojë mbijetesën. /Telegrafi/

telegrafi sport app