LAJMI I FUNDIT:

Arnaudov: Atë që e premtuam gjatë fushatës zgjedhore e realizuam

Arnaudov: Atë që e premtuam gjatë fushatës zgjedhore e realizuam

Ljuben Arnaudov nga OBRM-PDUKM, sot deklaroi se OBRM-PDUKM është partia e cila e fitoi besimin nga qytetarët, për shkak se e kanë realizuar atë që e kanë premtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM është partia e cila në zgjedhjet e parakohshme parlamentare e fitoi besimin nga qytetarët e Maqedonisë, për këtë arsye dua të tregoj se një pjesë të premtimeve që i dhamë në fushatën zgjedhore i kemi realizuar dhe kanë qenë premtime në nevoja reale të qytetarëve”, tha mes tjerash Arnaudov.

Ai potencoi se do të ndërtojnë marinë në Ohër, e cila do të ndërtohet prej vitit 2018 deri 2020 dhe do të kushtojë 2 milionë euro, me qëllim që sipas tij, të përmbushen nevojat e pronarëve të anijeve në liqenin e Ohrit./Telegrafi/