Të premten në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, janë ndarë dy çmime stimuluese nga fusha e shkencave – për stimulimin e punës shkencore-kërkimore të të rinjve.
Në këtë konkurrim që ishte i lejuar vetëm për kandidatët që janë deri në moshën 36 vjeçare, ishin paraqitur 26 kandidatë ku dy prej tyre me punimet që kanë bërë fituan çmimet, transmeton Telegrafi.
Sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave, Mehmet Kraja ky çmim është në një mënyrë obligim nga Aleanca evropiane e të gjitha akademive, ku ASHAK është pjesë e saj.

“E kemi obligim nga ALEA, Aleanca Evropiane e të gjitha akademive ku edhe ne kemi aderuar dhe jemi anëtar prej shumë vitesh, që në akademi të hapim një perspektivë shumë të qartë që në akademi jo vetëm për aderimin e anëtarëve të rinj… Në këtë kuadër nxorëm nga harresa çmimin “Çmimit stimulues për shkencëtarët e rinj” të themeluar shumë vite më parë në mbështetje të një donacioni anonim me një shpresë deri diku të justifikuar deri diku se donacione të tilla do të kemi edhe në të ardhmen”, tha ai.
Armond Daci, i dekoruar me Çmimin stimulues nga lëmi i shkencave të Natyrës, tha se ndihet krenarë që është vlerësuar nga shteti.

“Sot është një ditë e veçantë se puna në festë e në veçanti gjatë këtij rrugëtimi akademik dhe udhe shtegtimit tim, nëpër shumë vende për shumë vite padyshim që është një sakrificë. Kemi bërë shumë bashkëpunime dhe shumë grupe shkencore, por ajo që më bënë të ndihem mirë sot këtu është sepse ndihem i vlerësuar nga vendi im ”, tha ai.
E nderuara e dytë me këtë çmim, Bukurije Hoxha, u shpreh e lumtur, gjersa tha se ky çmim do të jetë motiv për rritjen e punës shkencore.

“Uroj që ky çmim të shërbejë për mua dhe për kolegët e mi si një motiv për rritje të punës shkencore, për avancimin e saj. Dhe për përkrahje të kuadrove të reja që përfshihen në këtë sektorë. Marrë parasysh që vijë nga një fushë siç është energjia e ripërtërishme e cila lidhet aktualisht me ndryshimet klimatike për të cilat jemi dëshmitarë me gjendjen aktuale. Shpresoj që ngritja e vetëdijesimit shoqërorë të jetë në rritje kështu zhvillimi i shkencës dhe përparimit në rritje dhe inovacionit të jetë edhe më i madh”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përparim Rama kallëzon penalisht inspektorin e Trashëgimisë Kulturore: Projektet e kryeqytetit po bllokohen politikisht

Dita e Shëndetësisë, këtë vit në Prishtinë iu përkushtohet nënave lehona

Prona komunale e Fushë Kosovës në vlerë 81 mijë euro ishte në pronësi private në gjeoportal për tri vjet

Çka ndodhi në Gjykatën e Gjakovës, gjatë seancës ndaj katër serbëve të arrestuar të cilëve iu gjetën armë?

Gjesti thotë se Unikkatili është Tupac i Kosovës e Shqipërisë - reagojnë nga grupi The Bloody Alboz

"Nga vdekja e sigurt në vdekjen e ngadaltë", rrëfimi i sirianit: Nuk mund ta lë Kosovën, kam varrin e vëllait këtu

Doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, gjendet pa shenja jete 27-vjeçari

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërcënon Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës dhe do e shohim

Ylli i Barcelonës i zhgënjyer nga trajtimi që po i bëhet nga Flick – largimi i tij punë e kryer

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Egli Tako bën paralajmërim: Nëse nuk shpallem finaliste, do ta lë shtëpinë

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje