Rreth 250 mijë armë ilegale janë në posedim të qytetarëve të Kosovë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dhe ky numër po paraqet kërcënim serioz të sigurisë publike.
Në Kosovë, vetëm në vitin e kaluar nga armët pa leje, sipas Policisë së Kosovës, janë kryer 29 vrasje. Ndërkaq, po në të njëjtin vit, Policia e Kosovës ka konfiskuar 1,135 armë zjarri dhe mbi 32,700 municione të kalibrave te ndryshëm.
Policia e Kosovës ka treguar se konfiskimi i armëve është bërë në nivel vendi, duke mos u përgjigjur në pyetjen nëse ata kanë hasur në shitjen e këtyre armëve në treg të zi.
“Veprime ligjore janë ndërmarrë nga organet e drejtësisë ndaj personave të dyshuar të përfshirë në veprime të kundërligjshme, përfshirë edhe posedim ilegal të armëve dhe municionit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Radion Evropa e Lirë.
Dënimet për armëmbajtje pa leje
Dënimi për armëmbajtje pa leje përcaktohet sipas Kodit Penal të Kosovës.
Ky kod parasheh gjobë deri në 7,500 euro ose dënim me burg deri në pesë vjet për armëmbajtje pa leje. Aty parashihet edhe dënim dy deri në dhjetë vjet burg për posedim ilegal të katër ose më shumë armëve ose më shumë se 400 fishekëve.
Sipas kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kosovës po i mungon politika ndëshkimore për veprat e armëmbajtjes pa leje.
“Dënimet me 200 apo 500 euro për armëmbajtje pa leje nuk kanë logjikë, duhet të ndryshohet politika ndëshkimore për armë. Për mendimin tim, nuk kemi asnjë arsye që një rast me armëmbajtje pa leje të dënohet me të holla, duhet të kalohet në dënime më të ashpra”, thotë Peci në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.
Vrasja e grave nga armët
Armëmbajtja pa leje po kërcënon edhe sigurinë e grave. Në vitin 2020, janë vrarë gjashtë gra nga burrat e tyre. Rasti i fundit ka ndodhur më 14 mars, 2021 kur është vrarë Sebahate Morina, 42-vjeçare, nga ish-burri i saj.
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami thotë se për vrasjet e tilla që po bëhen duhet të merren hapa urgjentë për largimin e armëve ilegale nga duart e qytetarëve.
Sipas Islamit, duhet të bëhet përpjekje shtetërore që të legalizohen armët.
“Me këtë identifikohen armët në rast se kryhet ndonjë vepër penale, por edhe gjatë marrjes së lejes për posedim të armës kryhen kurset, aftësohen, dihet si të mirëmbahet arma dhe të ruhet në vende të sigurta për t’i ikur sekondës psiqike dhe të në fund aftësohet se arma nuk guxon të përdoret ashtu siç po përdoret tash në disa raste”, thotë ai.
Legalizimi i armëve
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se përmes fushatave kanë ndikuar që armët ilegale të legalizohen. Në periudhën e legalizimit nga 17 dhjetori 2018, deri 17 shtator 2019, janë paraqitur rreth 2,000 kërkesa për legalizim të armëve.
MBP-ja thotë se në periudha tjera të legalizimit presin të kenë më shumë kërkesa për legalizim.
Ligji për armët rregullon kushtet për blerjen, posedimin, armëmbajtjen, ruajtjen, prodhimin, çaktivizimin, riparimin, e shumë çështje tjetra. Armët ndahen në kategorinë A, B, C dhe D varësisht prej karakteristikave të tytave, gjatësisë së armës, mekanizmit qitës etj.
Që një person të posedojë armë, sipas ligjit, duhet të posedojë aftësi të plotë ligjore për veprim, të posedojë aftësi psiko-fizike, të mos paraqesë rrezik për vetveten, për rendin publik dhe sigurinë publike, të ketë të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës e shumë kushte tjera që përcaktohen me ligj.
Kostoja për legalizim, rreth 300 euro
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë rreth 16 kompani të cilat merren me trajnimin për përdorim të sigurt të armës.
Kostoja totale për legalizim, përfshirë kontrollet shëndetësore, vërtetimet, trajnimin dhe lejen, sipas MPB-së, varion nga 150 deri 250 euro për pistoletë, ndërsa 80 deri 150 euro varion çmimi i trajnimit për armët e gjata për gjueti.
Shpenzimet tjera për t’u pajisur me armë janë certifikata mjekësore, e cila sipas MPB-së, ka koston 50 euro sipas një udhëzimi administrative nga Ministria e Shëndetësisë dhe certifikatat tjera kanë kosto nga 5 euro.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në ‘Barometrin Kosovar të Sigurisë – Sfidat e sigurisë publike’, raport që është publikuar në vitin 2020, kishte theksuar se armëmbajtja pa leje paraqet një rrezik të lartë të sigurisë publike në Kosovë.
Të anketuarit në zonat urbane ishin shprehur më të shqetësuar për këtë dukuri sesa të anketuarit në zonat rurale.
Sipas këtij raporti, burrat kishin tendencë të ndihen më të kërcënuar se gratë nga armëmbajtja pa leje.
QKSS-ja i kishte rekomanduar institucioneve se duhen të zotohen në largimin e armëve ilegale nga duart e qytetarëve. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

MPB vazhdon bastistjet në gjithë territorin e RMV-së: U sekuestruan armë, para dhe drogë

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker