Emrin e koduar e mbanin SADM, por në fakt ato ishin bomba bërthamore që kanë mundur të futen dhe transportohen në një çantë shpine të ushtrisë. Gjatë Luftës së Ftohtë, ushtria amerikane i kishte dhjetëra të tilla, kurse pjesëtarët e njësive speciale ishin trajnuar që të futen në njësi të armikut dhe të aktivizojnë këtë armë shumë të fuqishme.
Pas përfundimit të luftës në Gadishullin Korean, SHBA-të vazhdimisht janë munduar ta mbajnë primatin sa i përket armëve moderne, dhe kështu zhvilluan jo vetëm nëndetëse e raketa për shkatërrimin e armikut por edhe të armëve, me qëllim që një numër i madh i ushtarëve të mund të shkatërronte qindra luftëtarë të armikut, transmeton Telegrafi.
Bomba SADM peshonte vetëm 27 kilogramë, dhe mund të transportohej si pjesë e pajisjeve ushtarake dhe të aktivizohej nga pjesëtarët e njësisë elitare “Seal”. Kjo armë ishte paraparë për sulme në aeroporte, industri por edhe në vijë të parë të frontit, me qëllim që të shpërndahen sa më shumë mbetje radioaktive duke ia pamundësuar armikut t’i afrohet ushtrisë.
Veterani Mark Bentley ishte pjesë e trajnimit për përdorimin e bombës SADM, dhe thotë se i kujtohet se si e kishin mësuar se ku duhet vendosur bombat dhe të aktivizohet kohëmatësi. Ai ishte i vetëdijshëm se aktivizimi i një bombe të tillë do të thoshte se në këtë mision do të kryente vetëvrasje, pasi që bomba kishte fuqinë e 1/16 të asaj që ishte hedhur në Hiroshima të Japonisë. E gjatë aktivizimit të kohëmatësit, dikush është dashur të jetë afër me qëllim që mos ta zbulonte armiku.
Këto bomba nuk janë përdorur asnjë në luftëra, por SHBA-të planifikonin ta bënin një gjë të tillë në Evropë në rast se sovjetikët do të fillonin pushtimin e kontinentit të vjetër. Për fat të mirë këto bomba “u pensionuan” në vitin 1989, kurse Pentagoni besohet se ishte i mendimit që ato nuk do të ishin treguara edhe aq efektive në rast të çfarëdo skenari të luftës. Ato përbënin rrezik të madh në veçanti gjatë transportimit të tyre dhe kryerjes së misionit, kjo për faktin se kanë munduar të përfundojnë në duar të gabuara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6cm_SZoczm8