LAJMI I FUNDIT:

‘Armëpushimi’ tregtar SHBA-Kinë, stabilizon çmimin e naftës

‘Armëpushimi’ tregtar SHBA-Kinë, stabilizon çmimin e naftës

Tërheqja e rezervave të naftës së papërpunuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe indikacionet se Pekini po ndërmerr hapa konkretë për të vënë në veprim një armëpushim tregtar me Uashingtonin, ka bërë që çmimi i naftës të qëndroj mbi normën 51 dollarë.

Çmimet e naftës së papërpunuar gjithashtu janë mbështetur nga kufizimi i furnizimit të vendeve të OPEC-ut të të paralajmëruar për vitin 2019.

Rezervat e naftës së papërpunuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës arrijnë me 1.2 milion fuçi në javë, krahasuar me pritjet për një rënie prej 3 milionë fuçi.


Sipas marrëveshjes së arritur brenda OPEC-ut, Rusia njofton se do të reduktojë gradualisht prodhimin e naftës dhe se në fazën fillestare prodhimi do të reduktohet me të paktën 50 mijë fuçi në ditë.

Paralajmërohet ulje e prodhimit të naftës
Lexo po ashtu Paralajmërohet ulje e prodhimit të naftës

Anëtarët e OPEC-ut kanë arritur një marrëveshje për uljen gjysmëvjetore të prodhimit të naftës, kurse ulje më të madhe ka paralajmëruar Arabia Saudite me gjysmë milioni fuçi në ditë. /Telegrafi/