Ndërkohë që vëmendja e futbolldashësve është përqendruar tek Kampionati Botëror afati kalimtar në futbollin e Kosovës ka filluar të intensifikohet.
Për Armend Halilin mund tu ketë rastisur të mos dëgjoni edhe shumë shpesh, por ai nuk i ka ikur syrit të ekspertëve të futbollit kosovar.
Së fundmi merret vesh që Halili ka marrë oferta nga tri ekipe të Superligës kosovare dhe është në proces të përzgjedhjes. Deri te ky interesim për Armend Halilin ka ardhur pas një karriere dhe përkushtimi të tij në ekipet vendore.
Ai shquhet sidomos për qetësi dhe organizim të mbrojtjes, gjë që është vendimtare në këtë repart të ekipit. Halili vetë nuk ka dashur të komentojë rreth ofertave të mundshme nga Superliga.
“Ka pasur interesim, por nuk mund të flas asgjë derisa të mos ketë një konkretizim final. Për momentin jam i koncentruar në stërvitje dhe në mbajtje të formës”, ka thënë ai pa pranuar që të bëjë me dije emrat e ekipeve që kanë shprehur interesim për të.
Fillimisht i angazhuar në ekipin e futbollit Ramiz Sadiku ku i mori hapat e parë si futbollist, e më pas i spikatur nga udhëhqësia e KF Kukësi si mbrojtës i krahut të majtë.
Edhe pse karakter i qetë, Halili në fushë shndërrohet në barrierë, ndërsa si armë e tij e fortë konsiderohen depërtimet nga ana e majtë të karakterizuara nga krosimet e forta dhe të sakta. Pikërisht ky detaj ua tërhoqi vëmendjen edhe udhëheqësve të KF Hajvalia në vitin 2016, kur edhe ishte pjesë e Superligës.
Armend Halili e dëshmoi veten si lider në gjysmën e sezonës së kaluar kur Liridon Kukaj u tërhoq nga KF KEK-u, duke i lënë Halilit tërë barra e organizimit të mbrojtjes në fushë.
Futbollisti i krahut të majtë, Armend Halili e ka përfunduar sezonën me KF KEK-u, duke i ndihmuar ekipit me kontributin e tij që të jenë pjesë e Superligës së Kosovës në këtë sezonë, ku edhe u shpall kampion.
Afati kalimtar është hapur më 18 qershor dhe do të përmbyllet më 17 gusht. Ndërkohë, edicioni i ri garues në Superligë do të fillojë më 18 gusht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës