Mijëra njerëz janë mbledhur jashtë Pallatit Buckingham sonte për të parë arritjen e veturës që mbante arkivolin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.

Mbreti Charles III, Princesha Anne, Princi Edward, Princi Andrew dhe nipërit e Mbretëreshës mendohet se ndodhen brenda rezidencës mbretërore.


Vetura u përshëndet me duartrokitje të mëdha nga ata që kishin pritur me orë të tëra në shi për të kapur një pamje të parë të monarkut të ndjerë.

lcimg 0b2d143d e0ef 4b3f b52a bdf3d2efe9d3

Ai hyri nga portat e përparme të Pallatit Buckingham - me brohoritje të pamasë nga shikuesit.

Arkivoli i Mbretëreshës do të pushojë gjatë natës në dhomën e harkut.

Ndryshe, Mbretëresha ka ndërruar jetë më 8 shtator në Pallatin Balmoral në Skoci. /Telegrafi/