Stephen Jacobs, 81 vjeç, u pajtua që të punojë në një memorial, pasi mësoi se Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas se para Luftës së Dytë Botërore. Përveçqë nuk ua dorëzuan ndonjë hebrenj nazistëve, qindra hebrenj që largoheshin nga vendet e tjera iu ofrua strehim në shtetin me shumicë myslimane.
Jacobs është i njohur në botën e arkitekturës së Nju-Jorkut. Por, kohët e fundit Jacobs përfundoi një projekt shumë më ndryshe.
Për disa vjet punoi për të hartuar një memorial të Holokaustit për kryeqytetin e Shqipërisë. Muajin e kaluar është zbuluar në hyrje të Grand Park të Tiranës, si vepër e thjeshtë që përmban tre pllaka guri – në shqip, anglisht dhe hebraisht, e që nxjerr në pah historitë e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Mendova se kjo ishte një histori shumë e rëndësishme që duhej të tregohej”, tha ai.
Motivimi i tij tejkalon dëshirën për të nxjerrë në pah trimërinë e shqiptarëve gjatë luftës. Vetë Jacobs është si fëmijë e mbijetoi një kamp përqendrimi nazist.
“Për mua kjo nuk ka të bëjë thjesht me projektimin. Është një lloj përvoje personale”, tha ai.
Në qytetin polak të Lodzit, Jacobs dhe familja e tij do të shpërnguleshin në geton Piotrków. Nga aty, ai, prindërit e tij, vëllai i madh, gjyshi dhe tre hallat u dërguan në kampe përqendrimi. Meshkujt shkuan në Buchenwald, femrat në Ravensbruck. Ai ishte pesë vjeç atë kohë.
Në Buchenwald, Jacobs arriti të mbijetojë përmes fatit dhe ndihmës së një rezistence nëntokësore që funksionoi për të shpëtuar fëmijë. I kaloi ditët e tij në dyqanin e këpucarit, i cili e lejoi të dilte nga kampi. Më vonë u fsheh në repartin e tuberkulozit të spitalit të kampit.
“Kam kujtime të qeta”, tha Jakobs. “Kam kujtime që nuk janë kronologjike, veçanërisht javët e fundit sepse ishte një kohë shumë traumatike dhe e rrezikshme, sepse ata po përpiqeshin të ekzekutonin të gjithë kampin.”
Mrekullisht, e gjithë familja e afërt e tij i mbijetoi luftës, megjithëse gjyshja vdiq menjëherë pasi çlirimit. Familja u nis për në Zvicër, ku jetuan për tre vjet. Më 1948 u transferuan në Shtetet e Bashkuara.
Jacobs do të bëhej një arkitekt i shquar i Nju-Jorkut, duke themeluar firmën e tij dhe duke u bashkuar me gruan e tij me dizanjuesin, Andi Pepper. Pas shumë vitesh, u kthye përsëri në Buchenwald ku ngarkua që të krijonte një memorial për “kampin e vogël”, ku të burgosurit e rinj, përfshirë atë, qëndruan në kushte brutale. Memoriali u përurua në 2002, në 57-vjetorin e çlirimit të kampit. Ashtu si memoriali i Tiranës, edhe ai përmban pllaka me informacione rreth kampit dhe vendeve nga ku ishin internuar të burgosurit.
Pandemia e koronavirusit e pengoi atë të marrë pjesë në përurimin e memorialit në Tiranë. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Mos mendoni për politikën, jetoni si Forrest Gumpi?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët