LAJMI I FUNDIT:

Arkeologët zbulojnë dhomën sekrete në Piramidën e Madhe (Foto)

Arkeologët zbulojnë dhomën sekrete në Piramidën e Madhe (Foto)

Një ekip ndërkombëtar i arkeologëve beson se ka gjetur lokacionin e dhomës sekrete në Piramidën e Madhe me ndihmën e teknologjisë laserike, me të cilën është bërë harta e kësaj piramide të vjetër 4.500 vjet në Egjipt.

Medi Tajubi, kryetar i Instituti për inovacione për ruajtjen e trashëgimisë, ka lansuar projektin e skanimit të piramidës, së bashku me Fakultetin teknologjik të Universitetit në Kajro, i cili në bazë të termografisë me rreze infra të kuqe ka konfirmuar ekzistimin e dhomës sekrete në strukturë. Tash arkeologët duhet të gjejnë lokacionin e saktë të dhomës, transmeton KosovaPress.

Por, arkeologët tjerë të cilët marrin pjesë në projekt, kanë parashikime të rezervuara. Ish-ministri i Antikës dhe egjiptologu i njohur Zahi Havas, tash për tash dhomën sekrete e quan “anomali” në mesin e blloqeve të gurit.


Piramida e Madhe ose e Keopsit është emëruar sipas faraonit nga dinastia e katërt, të cilën e ndërtoi ndërmjet viteve 2580 – 2560 Para Erës së Re. Ky ndërtim ishte me plot thesare dhe hulumtuesit e dikurshëm nuk kanë treguar interesim për të. Kalifi Al-Mamun në vitin 820 ka gërmuar tunele në muret e saj, duke tentuar të zbulojë sekretet e saja, ndërsa egjiptologët nga shekulli 19, Richard Vise dhe Giovani Batista Kavilo gjetën rrugën në brendësi të saj përmes dinamitit.

Tash teknologjitë  e reja depërtojnë përmes strukturës pa kurrfarë nevoje të përdorimit të metodave agresive.

Në trend Fun

Më shumë
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante

"Rezervova pushimin e ëndrrave, por e kuptova se isha i vetmi mysafir në ishull", burri ndan eksperiencën drithëruese në rrjete sociale

Interesante
Burri e ushqen krokodilin me duart e tij si të ishte një kafshë shtëpiake - habit sjellja e zvarranikut masiv

Burri e ushqen krokodilin me duart e tij si të ishte një kafshë shtëpiake - habit sjellja e zvarranikut masiv

Interesante
Ilaç për zemër të thyer vetëm 1 euro

Ilaç për zemër të thyer vetëm 1 euro

Fun
Gazetarja ishte drejtpërdrejt në transmetim kur një tërmet goditi Los Anxhelosin - zbulohet reagimi i saj

Gazetarja ishte drejtpërdrejt në transmetim kur një tërmet goditi Los Anxhelosin - zbulohet reagimi i saj

Interesante
Kalo në kategori