Arijanet Muric kthehet në stërvitje nga lëndimi, i gatshëm për Qipron

Portieri Arijanet Muric është kthyer në stërvitje të plotë te Kosova pasi shqetësimeve që kishte në ditët e kaluara. Ai nuk luajti në ndeshjen që Kosova i fitoi tri pikë në përballje me Lituaninë (2-1), ku portieri i Fulham qëndroi në stol. “Në këtë stërvitje ka punuar me intensitet të plotë edhe portieri Arijanet Muric, i cili ditëve të fundit ka vuajtur nga lëndimi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Foda me kërkesën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka liruar nga grumbullimi Andi Hotin, i cili ka udhëtuar për në Estoni, për ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Euro 2025. Dardanët do ta zhvillojnë nesër stërvitjen e fundit përpara se të përballen me qipriotët të martën, në orën 20:45.
Në ndeshjen e parë, të luajtur muajin e kaluar në Larnaca, Kosova fitoi bindshëm 4-0. Në ndeshjen ndaj Qipros do të mungojë Elvis Rexhbeçaj për shkak të kartonëve. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































