Ideja për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën është folur qysh moti. Por tani shumë më publikisht dhe kjo ide ka ardhur nga vet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë ide presidenti i Kosovës thotë se do ta propozojë edhe në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.
Në lidhje me këtë çështje, liderë të Luginës së Preshevës tash e disa muaj kanë pasur takime të shpeshta me presidentin.
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka treguar se e kujt ishte kjo iniciativë, ndonëse mohon që janë për shkëmbim territoresh.
Arifi thotë se ideja për bashkim është e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë, që e ka pranuar edhe presidenti Thaçi.
“Është pranuar kërkesa jonë që vetëm të tematizohet çështja e Luginës së Preshevës për arsye se ne mendomi që është një momentum të cilën duhet ta shfrytëzojmë; se kushedi kur vjen ky momentum prapë. Kështu që në këtë drejtim, pasi që Thaçi ka qenë negociator në vazhdimësi me Vuçiqin në Bruksel, ne iu kemi drejtuar edhe një herë Thaçit edhe herë pas here duke insistuar më në fund më ka pranuar. Unë jam kundër kësaj tezës që thonë se e ka nisur Thaçi edhe po i shfrytëzon tash shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe politikës së saj, bile kam dëgjuar në një emision një herë që, po mundohet me i djeg shqiptarët e Luginës së Preshevës si kartë politike në Bruksel, unë kisha kërkuar më shumë një unitet politik në këtë drejtim”, tha Arifi për Kosovapress.
Arifi ka shtuar se kërkesën e bashkimit nuk e bëjnë në faturë të askujt e as për interesa të tyre personale. Megjithatë ai ka treguar se cilat janë tri kushtet që Lugina t’i bashkohet Kosovës.
“Është e qartë që ne nuk kërkojmë shkëmbim territoresh, ne nuk themi merrni një pjesë në veri dhe jepnauni Serbisë dhe merrna neve në Kosovë… Nga perspektiva e tij është korrigjim kufijsh, nga perspektiva jonë është me u bashkëngjit. Sa duash korrigjohu për neve është me u bashkëngjit. Nga perspektiva e tij në drejtim të Serbisë dhe Vuçiqit është korrigjim dhe duhet me u kon fer. Për neve çfarë është me rëndësi është që të mos shkëmbejmë territore, që të mos parcializohet Lugina e Preshevës, mos të ndahet në gjysmë, mos të ndahet në drejtim të autostradës apo të udhës hekurudhore, do të thotë, qikjo është për neve me rëndësi, qito jon kushtet tona dhe të kemi mbështetje ndërkombëtar, qito tre kushte nëse plotësohen, pastaj për neve vjen në pyetje që të bashkëngjitim. Ne nuk dojmë me u bashkëngjit e pastaj me dëmtu Kosovën, apo të krijojmë efekte anësore, politike në drejtim tà « stabilitetit rajonal edhe këtë nuk e daum”, tha Arifi.
Pavarësisht se BE Arifi është shprehur kundër një iniciative të tilla, ku sipas tij disa vende janë duke e përkrahur, por që ende janë duke u zhvilluar debate.
I pyetur se a ka gjasa që kërkesën e tyre, presidenti t’a keqpërdor, ai deklaroi se nuk ka shansa që askush të luajë lojë me Luginën.
“Nuk ka shans me lujt me neve loja, shumë ma lojtarë jemi edhe këtë së pari ia kam thënë edhe Serbisë. Iu kam thënë edhe miqve të mi ndërkombëtarë. Ia kam thënë edhe Edi Ramës. Ia kam thënë edhe Hashim Thaçit edhe këtë ia them të gjithëve të cilët mundohen në interesin e tyre, në faturën tonë të shqiptarëve të luginës së Preshevës, me i realizu pastaj interesat e tyre”, tha Arifi.
Më 29 shtator të muajit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje organizoi protestë për të kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh.
Kundërshtimet për këtë çështje , e po ashtu edhe protestën e organizuar, Arifi i quajti më shumë politike, duke shtuar se spektri politik në Kosovë duhet të jetë më i unifikuar.
Nëse ky proces do të ndodh, sipas tij do të marrë shumë kohë, mirëpo më e rëndësishmja, siç tha ai, është se si do të bashkohet lugina e Preshevës me Kosovën.
Duke mos përjashtuar se e ka “hall”, nëse do të ndodh shkëmbimi i territoreve, ani pse ai ka theksuar, që i beson iniciativës së presidentit Hashim Thaçi. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës