Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi po e mbështetë Qeverinë e Kosovës për mospjesëmarrje në nismën rajonale “Ballkani i hapur”.
Arifi thotë për KP se kjo nismë nuk është për një Ballkan të hapur pasi Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës.
I pari i Bujanocit e përkrah137 Qeverinë e Kosovës edhe për vendosjen e masës së reciprocitetit në targa me Serbinë, derisa kërkon reciprocitet edhe në çështjet e tjera.
Ai shprehet i bindur se situata e qetë që po mbretëron aktualisht është për shkak të kontrollimit të veriut nga Serbia, në të kundërtën thotë se kjo e fundit do të fillonte shtypjen ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Situata momentale në Luginë të Preshevës është e brishtë si në aspektin politik, ashtu edhe në aspektin ekonomik. Në aspektin politik, ndikon shumë se si janë duke shkuar bisedat në Bruksel mes palës së Kosovës dhe palës së Serbisë. Në aspektin ekonomik, qeveria e Serbisë nuk ka ndonjë vullnet që të zhvillohet ajo pjesë e territorit. Ne shpresojmë dhe besojmë që shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar dhe pastaj shpresoj që situata do të normalizohet”, thotë ai.
Ai tregon ndikimin që pati për qytetarët e Luginës vënia e reciprocitetit në targa me Serbinë.
“Kohët e fundit kemi pasur situata jo dhe aq të lakmueshme në pjesën tonë. Momenti kur ka filluar të implementohet reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të veturave, ne e kemi mbështetur atë vendim. Shpresoj se do të përdoret ai reciprocitet edhe në lëmi tjera, sidomos në nostrifikimin e diplomave sepse një numër i të rinjve pasi kryejnë fakultetin në universitete të Kosovës, Serbia nuk i pranon… Situata për momentin është e qetë në atë drejtim derisa Serbia kontrollon pjesën e veriut. Momentin që e humbë këtë privilegj, atëherë Serbia do të përdorë edhe forcën për të shtypur shqiptarët edhe më tutje në Luginë të Preshevës”, shton Arifi.
Ndërkohë, që e sheh të drejtë vendimin e Kosovës për të mos qenë pjesë e nismës rajonale “Ballkani i hapur”.
“Kjo iniciativë për ‘Ballkanin e hapur’, ende nuk kemi dëgjuar ndonjë program të posaçëm se çka prodhon. Unë personalisht nuk e përkrahu. Përderisa Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet të pavarur atëherë nuk kemi të bëjmë me një ‘Ballkan të hapur’ sepse për të shkuar në Serbi duhet të kalohet përmes Kosovës”, thotë ai.
Ai flet edhe për situatën me pandeminë, për çka thotë se përkundër vështirësive që kanë, ia kanë dalë që të menaxhojnë mirë me pandeminë.
“Sa i përket situatës me pandeminë, e kemi situatën nën kontroll dhe… Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka ranguar komunën e Bujanocit në mesin e pesë komunave që kanë punuar dhe qytetarët kanë marrë vaksinën, qoftë të parën, të dytën apo edhe të tretën. Kështu që, në këtë drejtim jemi duke e menaxhuar situatën shumë mirë”, shprehet ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit