Një fat të tillë e ka pasur edhe futbollisti prishtinas Lorik Arifi, i cili këtë edicion është bërë pjesë e akademisë së skuadrës së Vllaznisë së Shkodrës. Ai shprehet se është mirëpritur nga klubi shqiptar derisa shpreson që formën e tij të mirë ta shfaqë në çdo ndeshje.

“Këtë edicion jam bërë pjesë e akademisë së skuadrës së Vllaznisë së Shkodrës. Ashtu si drejtuesit e klubit edhe bashkëlojtarët me kanë pritur jashtëzakonisht shumë mirë. Krahasuar me futbollin kosovar, futbolli shqiptar ka kushte më të mira dhe sigurisht që ki mundësi të depërtosh edhe në ligat evropiane pasi që disa skuadra të këtij kampionati, janë pjesë e këtyre garave. Thjeshtë ki mundësinë të arrish më shumë në karrierë”, ka thënë për KosovaLive, futbollisti Arifi.


Duke qenë se tash është pjesë e futbollit shqiptar, ai shprehet se i mungon shumë familja ani pse shumë shpesh i viziton. Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Vllazninë e Shkodrës, derisa thotë se ka mundësi vazhdimi edhe për më shumë vite.

“Padyshim së më mungon familja, por fatmirësisht i vizitoj shumë herë. Për momentin jam i fokusuar që ta ndërtoj karrierën time si futbollist, andaj po punoj shumë që të arrij sa më shumë suksese. Me Vllazninë e Shkodrës kam kontratë njëvjeçare, por ka mundësi që unë të vazhdoj që edhe më tutje të jem pjesë e futbollit shqiptar. Gjithçka varët nga kushtet dhe ofertat që do të më ofrojnë”, është shprehur 18 vjeçari.

Futbollisti Arifi u largua nga skuadra e Trepçës këtë sezon për t’iu bashkuar kështu futbollit shqiptar përkatësisht akademisë së ekipit të Vllaznisë së Shkodrës.

telegrafi sport app