Site icon Telegrafi

Ariana Grande kthehet në Mançester, dy vite pas sulmit terrorist në qytetin anglez

Ariana Grande (Foto: Mike Coppola/Getty Images for Billboard/Guliver)

Ariana Grande do të kthehet në qytetin e Mançesterit për herë të parë që nga viti 2017 për të performuar në kuadër të evenimentit Krenaria e Mançesterit.

Këngëtarja 25-vjeçare ka njoftuar se do të kthehet për ta kryesuar evenimentin që do të mbahet më 25 gusht në Mayfield Depot.

Ariana Grande (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Ajo ka thënë më herët se do të mbajë një koncert të veçantë në këtë qytet, në kuadër të turneut të ardhshëm.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ariana Grande

“Të dashurit e mi nga Mançesteri, jam shumë e entuziazmuar që do të jem në spektaklin e krenarisë. Zemra ime. Mezi pres t’ju shoh dhe ju dua shumë”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.

Ariana ka shtuar se është duke punuar edhe në një tjetër organizim, i cili do të jetë akoma më i veçantë për qytetarët e Mançesterit.

Ariana Grande (Foto: Mike Coppola/Getty Images for Billboard/Guliver)

Ky do të jetë koncerti i parë i saj që nga ‘One Love Manchester’ që u zhvillua në stadiumin Old Trafford në vitin 2017, dy javë pas sulmit terrorist në njërin prej koncerteve të saja në Mançester, ku e humbën jetën 22 njerëz.

Këngëtarja pritet ta fillojë turneun e ri muzikor “Sweetener/Thank U Next” në muajin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar do të arrijë në gusht, ku do t’i mbajë tri koncerte në O2 Arena të Londrës, pastaj në Mançester, pastaj në Birmingham, Glasgou dhe Sheffield në muajin shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version