Argjentinë - Kroaci, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Argjentinës dhe ajo e Kroacisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në grupet e "Rusia 2018".
Argjentina dhe Kroacia do të ndeshen mes vete në ndeshjen e dytë të vlefshme për Kupën e Botës në kuadër të Grupit D.
Albiceleste kanë dështuar të fitojnë ndeshjen e parë ndaj Islandës duke barazuar 1-1 dhe kërkojnë fitoren e parë në grup duke shpresuar kualifikimin.
Në anën tjetër, Kroacia ka fituar takimin e parë ndaj Nigerisë dhe në këtë takim hynë me presion më të vogël pasi do t'i konvenonte edhe një pikë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet tjera për dallim nga ndeshja e parë, duke bërë disa ndryshime.
Kjo ndeshje pritet të fillojë nga ora 20:00 dhe zhvillohet në Nizhny Novgorod Stadium. /Telegrafi/Formacionet zyrtare:























































