Ai është ndër lojtarët e vetëm që ka arritur të marr një medalje në kampionatet botërore të futbollit.

Ardian Kozniku ka qenë pjesë e gjeneratës që konsiderohet e artë e Kroacisë, e cila është renditur në vendin e tretë në Kupën e Botës së vitit 1998.


Tashmë 51-vjeçari është angazhuar si ndihmës trajner në grupmoshat e reja të 19-vjeçarëve të kombëtares kroate.

Kozniku

Këto dhe shumë suksese të tjera i ka njohur edhe vendlindja e ish-sulmuesit, qyteti i Gjakovës.

Kjo e fundit u ka ndarë mirënjohje shumë personaliteteve ndër të tjerash edhe për Koznikun, i cili mori u shpall "Nderi i Gjakovës".

"Faleminderit Gjakova ime. Faleminderit i nderuari kryetari, Ardian Gjini", ka shkruar me këtë rast Kozniku në Facebook.

Ndryshe, ai ka luajtur në të kaluarën për skuadrat e tilla si Prishtina, Hajduk Split, le Havre e Bastia. /Telegrafi/

Screenshot 4 3

telegrafi sport app