Ikona e Barcelonës, Lionel Messi, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me PSG-në, duke u zyrtarizuar të martën.
Ardhja e tij ka shkaktuar trazira në kryeqytetin francez, ku mijëra njerëz e kanë pritur ardhjen e tij.
Por transferimi i Messit gjithashtu do të prishë ekipin aktual të PSG-së, raporton “The Athletic”.
PSG duhet të jetë gati të heqë qafe deri në 10 lojtarë në mënyrë që të mos e fryjë faturën vjetore të pagave prej rreth 300 milionë eurosh.
Mbi të gjitha, përmenden katër emra që duhet të largohen sigurt: Abdou Diallo (25), Thilo Kehrer (24), Idrissa Gueye (31) dhe Rafinha (28).
Po ashtu Mauro Icardi (28) dhe Ander Herrera (31) gjithashtu mund të largohen nga klubi, edhe nëse ata do të donin të qëndronin në Paris. /Telegrafi/